Komiteti i Ekspertëve ka marrë masa të mbyllë vendin nga ora 22 deri në orën 6 të mëngjesit. Rixhin Qoshja nga shoqata e Transportit Publik tha se nuk e kanë pritur mirë këtë karantinë por do duhet të mësohen. Ai tha se Transport Publik ka bërë kërkesë në për të pasur lehtsira.
“Normalisht si çdo kush tjetër nuk e kemi pritur mirë. Por ne do të nisim punë nesër në 6 dhe do ta mbyllim në 10. Kjo është ajo që kemi bërë ne. Do i pajisim punonjësit me një vërtetim dhe shpresoj që mos të ketë problem”, tha Qoshja.
Ai mori një përgjigje nga Brataj ku tha se mund të bëhet një përjashtim edhe për punonjësit e Transportit Publik.
Diskutime rreth kësaj post