Jozefina Topalli po punon për formimin e partisë së re “Lëvizja për ndryshim”. Në një intervistë për emisionin “Aktualitet” Topalli ka folur për arsyen përse zgjodhi të rinjtë për të hyrë në zgjedhjet e 25 Prillit.
“Nuk mund të qëndrojmë spektator të një politike cinike dhe të rinjtë bëjnë ndryshimin. Vendi ka nevojë për ndryshim, ka nevojë për lëvizje, ka nevojë për shpresë dhe kurajo për të ndryshuar gjerat.
Unë bëj një dallim të madh mes Partisë Demokratike dhe kryetarit. Kriza politike fillon nga forca politike të cilët kryetarët i drejtojnë në një formë monopoli duke mos lejuar debatin, votën e lirë dhe meritokracinë. Kam deklaruar që kanë qenë dy forca të mëdha që kanë drejtuar vendin tonë dhe ky është një realitet.
Edhe po të pyesni brenda mazhorancës dhe opozitës, do të kuptoni që është vrarë ajo që quhet jeta politike. Shoh se asnjë shqiptar nuk është përfaqësuar denjësisht në mandatin e fundit”, tha Topalli.
Sa i përket largimit nga listat e PD nga kryetari Lulzim Basha në vitin 2013, thotë se e ka bërë për të mbajtur pa probleme karrigen e kryetarit dhe i vjen mirë që nuk ka qenë në parlament mandatin.
“PD që nga 2013 është përgjysmuar dhe kjo do shërbejë për tu cliruar nga pengmarrja. Më pas është tradhtuar në cadër, në reformën zgjedhore, në teatër. Të gjitha kanë shkuar në favor të kryeministrit aktual dhe është guri që qeveris. Koha ka certifikuar atë që ndoshta e kanë bërë me këtë skepticizëm.
Nuk është marrëzi, është strategji për tu çliruar dhe për të mbajtur pa probleme karrigen e kryetarit. E kam pritur me qetësi të madhe dhe më vjen mirë që në këtë mandat nuk kam qenë në parlament se nuk më lidh asgjë me ata”, tha Topalli.
Diskutime rreth kësaj post