Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka vijuar me idenë e saj kundër mbajtjes së maskës në ambiente të hapura.
Kryemadhi ka thënë se diçka e tillë nuk ka logjikë biologjike, ndërkohë që ka shprehur mosbesimin e saj ndaj Komitetit Teknik.
Pjesë nga Intervista në Ora News
“Nuk e besoj Komitetin Teknik, sepse nuk janë profesionalë, sepse janë ata që e kanë sjellë vendin në këtë standard, janë ata që po vdesin shqiptarët”, ka thënë kryetarja e LSI.
Kryemadhi: Maskë në rrugë nuk e ke të detyrueshme ta mbash se nuk ka logjike biologjike.
E dyta, ti si shtet ke për detyrë jo të imponosh Policinë e Shtetit ta kthesh në Politi Spitalore, por mua duhet të më argumentosh shkencërisht. OBSh thotë edhe se një i sëmurë me diabet është më i rrezikuar se sa dikush me hipetencion përsa i përket Covidit. Ashtu sikurse një i sëmurë me hipertension është më i rrezikuar se sa ai me diabet kur kalon një grip sezonal.
-Italinë fqinje e keni parë që ka vendosur këtë rregull?
E kam parë Italinë fqinje, por kam parë edhe San Marinon që ka 0 të infektuar. Në ambient spitalor, në institucione je me maskë, kur hyn në një spital për t’u kuruar duhet të kesh tamponin me përgjigjen e tij për 24 orët e funfit, dhe atje bëhet falas dhe jo me lekë si këtu.
Janë edhe distancimet dhe dizinfektimet që shteti paguan për çdo dizinfektim të shkollave, të klasave, të shkollave, të restoranteve, dhënia e ndihmave ekonomike për të gjithë bizneset, që ata që kanë humbur punën iu ka dhënë para. Italia të detyron të mbash maskën, nuk ta detyron rrugëve.
-Daljet publike janë me maskë.
Nuk e besoj Komitetin Teknik, sepse nuk janë profesionalë, sepse janë ata që e kanë sjellë vendin në këtë standard, janë ata që po vdesin shqiptarët.
-Nuk besoni se diçka e tillë do të rebelojë shqiptarët?
Shqipëria do të rebelohet te kutia e votimit më 25 prill. Edhe kufizimi nga ora 22:00 deri në orën 06:00, ku e ka logjikën? Ka njeri që del në këtë orë? Ti mbyll lokalet, por mos mbyll qarkullimin. Njerëzit mund të dalin të bëjnë shëtitje. Në cilin qytet shqiptar lëvron jeta pas orës 4 mbasdite, në asnjërin sepse nuk ka jetë, s’ka ekonomi, s’ka punë, s’ka shpresë.
Diskutime rreth kësaj post