Për ish-kryeministrin Sali Berisha, Komisioni i Venecias do t’i përmbys ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të miratuara nga mazhoranca. Berisha tha se pa opinionin e “Venecias”, zgjedhjet do të ishin të pavlefshme.
“Kjo është çështje përllogaritjesh, të them realitetin, nuk e quaj akoma të përfunduar çështje e sistemit zgjedhor. Ka një deklaratë që thotë se zgjedhjet pa Venecian janë të pafrytshme, zgjedhje sterile, pa vlerë. Rama do bëjë gjithcka që mos t’i ndryshojë”, – tha Berisha për Vizion Plus.
Diskutime rreth kësaj post