Ish-kreu i SHISH ka komentuar deklaratën e fortë të is-komandantit të divizionit të Kukësit Kudosi Lame, i cili tha se Nasim Haradinajt, që tashmë është në Hagë, në një moment i kërkoi që t’i çonte një serb, të gjallë, rob në zyrë në Kukës.
Klosi u shpreh se një deklaratë e tillë aspak e vërtetë në këto momente, teksa në Hagë është kupola drejtuese, është një autogol për UÇK-në.
“Janë absurde. Absolutisht. Nuk ka ndodhur ndonjëherë takim që ta di unë. SHIK-u absolutisht jo, mbase shërbimi i zbulimit të ushtrisë, por ne nuk kemi pasur ngjarje të tilla. Çfarë serbësh me çfarë statusi? Çfarë do me thënë rob lufte? Përse e kërkoi, ç’i duhej robi serb? Hiqen të rëndësishëm ca njerëz, duan të tregojnë se janë pjesë e historisë, është turp për të sajuar ngjarje për t’u dukur se kemi qenë edhe ne, kemi bërë një gjë. Më duket shumë çudi. Si mund të kërkojë më sillni një serb, si të thuash më sillni një pulë, çfarë do me thënë kjo? Është habi.
Më sillni një serb, çfarë fjali absurde është kjo. Që nga kjo ai nuk ka fare të bëjë me luftën, nuk e di ku ka qenë ato kohë. Nuk flasin njerëzit serioz kështu. Ai mund të thoshte që po, kishim një rob serb, nuk di çtë bënim, ua dorëzuam këtyre atyre, por jo u thash këtyre atyre më sillni një serb. Ai rren. Kjo është loja, që bëjnë ata që akuzojnë shqiptarët.
Mund të quhet autogol? “Unë nuk e di kujt është ky njeri, ky që e mban veten si i UÇK-së, është i serbëve, i FARK-ut, lerë ca thotë, veteranë, ka shumë me qindra me mijëra. Mos u merrni me të tillë njerëz. Ai është autogol për UÇK-në. Por ai mund të mos jetë fare i UÇK-së, është lojë e dikujt tjetër. Nuk është koha, sidomos tani që kanë shkuar udhëheqësit e UÇK-së në Hagë” deklaroi Fatos Klosi për Abc News.
Diskutime rreth kësaj post