Avokati i njohur Spartak Ngjela ka nxjerrë videon e presidentit të ri Joe Biden që po thyen rrjetin. Në pamjet e shpërndara, demokrati shfaqet si një nga personat që mbështeti fort, brenda Shtëpisë së Bardhë, fushatën bombarduese të forcave të NATO-s gjatë luftës së Kosovës.
“Unë do të vazhdoj që me secilën fibër në qënien time që SHBA-ja të jetë e përfshirë dhe të ketë trupa të cilët mund të gjuajnë dhe të vrasin për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve kudo që jetojnë në Ballkan. Duhet të qëndrojmë deri sa puna të ketë mbaruar.
Ja ta definoj çdo të thotë ajo. Definicioni i punës së mbaruar është të ketë rritje të dukshme të institucioneve demokratike duke përfshirë Kosovën, Maqedoninë, Shqipërinë, një Shqipëri të lirë dhe drejtë të zgjedhur. Që ata janë rrugës për anëtarësimin në NATO dhe ata janë rrugës për të qenë pjesë e BE-së. Sepse deri sa të arrijë ai moment nuk do të ketë siguri të vërtetë për shqiptarët në Ballkan. Bota duhet të njoh vuajtjen, dhimbjen që popullsi shqiptar në rajon ka kaluar”, – thotë Biden.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post