Pas pyetjes publike që kryeministri Edi Rama i bëri lideri të opozitës që të përgjigjej për dosjen e Dick Marty për ‘Shtëpinë e Verdhë’, vjen një reagim nga ky i fundit.
Përmes një postimi në Twitter, kreu i demokratëve tha se Rama po bën zëdhënësin e Beogradit. Sipas Bashës, Rama është përgjegjës për jetët e humbura nga korona virusin.
Postimi i Bashës:
“Në vend që të bëjë detyrën, Edi Rama bën zëdhënësin e Beogradit. Ai është përgjegjës për jetët e humbura dhe shëndetin e shqiptarëve. Të sëmurët dergjen nëpër ambulanca sepse spitalet janë mbushur plot. Pasi shkatërroi ekonominë ai ka humbur kontrollin mbi pandeminë.”, shkruan Basha.
Diskutime rreth kësaj post