Ashtu siç dihet tashmë, Kamala Harris është gruaja e parë zëvendëspresidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Gjatë fjalimit të saj zyrtar pas fitores, Harris foli se çfarë do të thotë ky moment për gratë, duke kujtuar sakrificat e nënës së saj për të dhe motrën.
Fjalimi zyrtar:
“Ato janë shtylla kurrizore e demokracisë sonë”, thotë Harris, këto gra që luftuan 100 vjet më parë për ndryshimin e 19-të, 55 vjet më parë për aktin e të drejtës së votës dhe tani në vitin 2020 si gjenerata e ardhshme e grave hedhin votat e tyre.
“Sonte reflektoj në luftën e tyre, vendosmërinë e tyre dhe forcën e vizionit të tyre për të parë se çfarë mund të lirohet nga ato që kanë qenë. Dhe unë qëndroj mbi shpatullat e tyre.”, tha ajo. Duke u ndalur tek presidenti Joe Biden, ajo e vlerësoi atë për guximin që ka ‘thyer’ barrierat dhe për të zgjedhur një grua si nënkryetare të tij.
“Ndërsa unë mund të jem gruaja e parë në këtë zyrë, nuk do të jem e fundit”, pohoi ajo.
Diskutime rreth kësaj post