Gazetarja dhe moderatorja Aulona Musta se ajo nuk ka pasur një fëmijëri, si gjithë moshatarët e tjerë. Gjatë një interviste, Aulona Musta tha se vuante nga hepatiti dhe kjo sëmundje iu është përsëritur katër herë.
Ajo tregoi se mjekët i thanë nënës së saj se ishte me fat që i mbijetoi sëmundjes, që i vuri në rrezik jetën. Për këtë arsye, moderatorja tha se nuk mund të dilte të luante jashtë apo të vraponte, por qëndronte e mbyllur në shtëpi.
“Fëmijëria ime ka qenë e vështirë duke qenë se kam kaluar hepatitin, kam qenë rast i rrallë, më është përsëritur katër herë. Mjekët i thanë mamit tim, që është mrekulli që jam gjallë. Si duket kam qenë në rrezik për jetën dhe kështu ka lindur ky kujdesi madh i mamit për ushqimin.
Më mbrapa kur u shërova isha në një rrezik ndaj duhet të kisha një regjim, kujdes të madh, nuk duhet të dilja, të luaja, të vrapoja. Nuk kam pasur një fëmijëri shumë të gëzuar. Kam qenë shumë introverte, nuk dilja, isha e mbyllur. E kaloja ditën në shtëpi,” – tha Aulona Musta e ftuar në “Glamour Zone”.
Diskutime rreth kësaj post