Presidenti republikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër deklaratë ku bën thirrje për “transparencë të plotë” në numërimin e votave.
“Ne besojmë se populli amerikan meriton të ketë transparencë të plotë në të gjithë numërimin e votave dhe certifikimin e zgjedhjeve dhe se kjo nuk ka të bëjë më me asnjë votë të vetme. Kjo ka të bëjë me integritetin e të gjithë procesit tonë zgjedhor.
Që nga fillimi ne kemi thënë që të gjitha fletët e votimit të ligjshme duhet të numërohen dhe të gjitha fletët e votimit të paligjshme nuk duhet të numërohen, megjithatë ne kemi hasur në rezistencë ndaj këtij parimi themelor nga demokratët në çdo hap. Ne do ta ndjekim këtë proces në aspektin ligjor për të garantuar që populli amerikan të ketë besim në qeverinë tonë. Unë kurrë nuk do të heq dorë nga lufta për kombin tonë.”, është shprehur Trump.
Diskutime rreth kësaj post