Analisti dhe politologu nga Prishtina Shkodran Ramadani ka komentuar atë çfarë po ndodh pas zyrtarizimit të akt-akuzës së Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit dhe çfarë pritet të ndodhë pas kësaj.
Pjesë nga intervista në Ora News:
A mund të shtrihet edhe në Shqipëri aktiviteti i Speciales?
“Nuk e di! Për këtë jam më pak i informuar, por di që në Kosovë, target i Speciales do të jenë edhe krerët e Zona Operative të UÇK, të cilët janë një rang më poshtë se Shtabi i Përgjithshëm. Por që do të përballen gjithashtu me akt-akuza nga më të ndryshmet”., tha Ramadani.
Diskutime rreth kësaj post