Prej ditësh në Shqipëri numri i të infektuarve me Covid-19 ka ardhur në rritje, ndërsa ky tregues po shqetëson qytetarët dhe institucionet për një mbyllje të dytë.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, është pyetur ditën e sotme nëse po mendohet mbyllja e bareve dhe restoranteve si masë penguese për izolimin e koronavirusit.
“Po i monitorojmë, nuk mund të themi po ose jo, por akoma nuk kemi arritur në këtë rezultat. Ne po bëjmë thirrje tek qytetarët për kujdes që mos të arrijmë ta bëjmë këtë, dhe mos të shpenzojnë orë të zgjatura në bare”, tha ajo për Euronews Albania.
Gjashtë viktima dhe 489 raste të reja është bilanci i 24 orëve të fundit me COVID-19 në Shqipëri.
Diskutime rreth kësaj post