Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka postuar një video nga vizita e kreut të PD-së, Lulzim Basha në Durrës, ku thekson se për kryeministrin Rama “anëtarët dhe aktivistët e opozitës nuk kanë të drejtë as të zhdëmtohen si të gjithë të tjerët për dëmet që u ka shkaktuar tërmeti, as të ankohen për diskriminimin politik që u bën pushteti”.
Postimi i plotë:
“Nuk e fsheh dot deshtimin asnje montazh kryeministrior, sikunder asnje video me projekte 3D nuk e mbulon dot te verteten e deshtimit te ndertitmit te banesave te demtuara nga termeti i vjetshem.
Si pasardhes i partise qe rremonte ne biografine e njerezve, edhe Edi Rama ne cdo deshmi te vuajtjeve kerkon “armikun e klases” sepse nuk e duron ate qe te thote te verteten e hallit qe e ka zene duke ia nxjerre zbuluar propaganden bajate.
Fakt eshte qe nje vit nga termeti qytetare te qarkut te Durresit jane ende ne cadra ku po i ze dimri i dyte.
Për Edi Ramën, anëtarët dhe aktivistët e opozitës nuk kanë të drejtë as të zhdëmtohen si të gjithë të tjerët për dëmet që u ka shkaktuar tërmeti, as të ankohen për diskriminimin politik që u bën pushteti.
Jo vetëm kaq, por Rama ua fsheh shqiptarëve dëshmitë e tyre me zë dhe me figurë dhe pamjet faktike nga shtëpitë e tyre të rrënuara dhe të pabanueshme.
Fakti është se çuditërisht sa herë që kryetari apo një përfaqësues i opozitës shkon të shohë gjendjen e qytetarëve të mbetur pa strehë, pushteti del të premtojë se punimet fillojnë pas disa ditësh.
E vërteta është kjo: Edi Rama, Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj i kanë lënë familjet e dëmtuara nga tërmeti në çadra, në shi, në baltë prej 1 viti.
Pas 1 viti, ata s’kanë asnjë rezultat konkret, por vetëm premtime: të njëjtat premtime fallso dhe bajate që u ofrojnë qytetarëve me lugën bosh të propagandës. E verteta nuk fshihet”, ka shkruar Bylykbashi.
Nuk e fsheh dot deshtimin asnje montazh kryeministror, sikunder asnje video me projekte 3D nuk e mbulon dot te verteten…
Posted by Oerd Bylykbashi on Friday, November 6, 2020
Diskutime rreth kësaj post