Agron Duka, një prej aleatëve më të rëndësishëm të Lulzim Bashës thotë se do ta pranonte një bashkëpunim me partitë e reja, nëse kryedemokrati nuk plotëson pritshmëritë e Partisë Agrare Ambientaliste për mënyrën sesi do të organizohen në zgjedhje.
Për shkak të mosmarrëveshjeve të Lulzim Bashës me të larguarit nga Partia Demokratike, Duka nuk e sheh mundësinë e një fronti opozitar unik në zgjedhje, por nuk përjashton mundësinë e një koalicioni paszgjedhor PD-PS.
“Ka disa probleme ndoshta të pakthyeshme të njerëzve që kanë krijuar partinë me lidershipin e Partisë Demokratike kështu që nuk shoh ndonjë mundësi që brenda afatit që na lejon kushtetuta që të kemi një front unik opozitar. Për një koalicion PD-PS kam vënë re shpesh që aludohet, madje Rama e thotë troç që votoni Bashën mos votoni Monikën e Ilirin, se me Bashën mund të qeveriset. Unë e lexoj kështu. Rasti i parë është diversion. Me të tilla diversione ai ka qenë i suksesshëm, te votuesit e PD, duke i lënë të nënkuptojë që Basha është i imi, kot lodheni të votoni për të, se do qeverisim bashjë Unë besoj që është kjo, (pra tentativa e Ramës për diversion), nuk besoj se është e dyta (koalicioni), por në politikë, kurrë mos thuaj kurrë”, përfundoi Duka në Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post