Moderatorja Albana Osmani prej disa vitesh është larguar nga ekrani televiziv. Mirëpo pikërisht për këtë shkëputje të saj nga televizioni Albana e ka një arsye mjaft të fortë.
E ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re” Albana ka treguar mbi projektin e saj më të fundit i cili kësaj here e ka prezantuar para publikut si shkrimtare, por kjo nuk do të thotë se nuk do e shohim më në televizion.
Ashtu si dhe vet Albana e thotë televizioni mbetet dashuria e saj thjesht tani do të jetë më selektive dhe do të bëjë zgjedhje më të zgjuara.
“Lashë mënjanë edhe sezonin e ri televiziv, nuk iu qasa ekraneve. Televizioni është një ndër gjërat që di të bëj më mirë dhe e dashuroj, ndihem në kornizën time. Aty do të jem thjesht do të zgjedh zgjuar se televizioni vet ne vetvete kohët e fundit nuk është më ai që ka qenë dhe do të menoj se çfarë do të bëj dhe do të zgjedh aty ku unë do të ndjehem më mirë. Unë kam bërë çfarë kam dashur dhe kam prekur të gjitha formatet” – u shpreh Albana..
“Çika” është titulli i librit i cili vjen si një aventurë epike e ilustruar prej saj në një formë shumë vizionare.
Ky libër përveçse në gjuhën shqipe do të jetë dhe në anglisht, gjithashtu dhe në version të digjitalizuar.
Diskutime rreth kësaj post