Vendi ynë tashmë do të ketë një radar të ri ajror, falë një donacioni nga SHBA. Radari i ri është vendosur në malin e Hidës.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se me këtë radar apo dhe helikopterët Black Hawk që do të vijnë së shpejti në Kuçovë, do të bëjnë që Forca Ajrore shqiptare të arrijë në një nivel operacionaliteti që s’e ka patur në dekada.
“Forcat e Armatosura shqiptare do të kenë syrin e tyre që i mungonte për vëzhgimin e hapësirës ajrore.
22 milion $, 19 prej të cilave nga buxheti i shtetit dhe 3 milion donacion i SHBA u shpenzuan për ndërtimin e radarit në malin e Midës nga prestigjozët e Lockheed Martin.
Me këtë radar, helikopterët Black Haëk që do të vijnë së shpejti, investimin në Kuçovë, apo projektet që lidhen me sistemin ajror mbrojtjes sipas standardeve të NATO, Forca jonë Ajrore arrin një nivel operacionaliteti që s’e ka patur në dekada.”, shkruan Xhaçka.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post