Joe Biden u shpreh me optimizëm rreth rezultateve të zgjedhjeve dhe numërimit të votave, duke shprehur bindjen tek fitorja. Në një deklaratë për mediat, Biden tha se duhet që të qëndrojnë të qetë dhe të presin përfundimin e procesit.
“Nuk kam dyshim se kur të mbarojë numërimi i votave, Kamala Harris dhe unë do të shpallemi fitues. Unë kërkoj nga të gjithë të qëndrojnë të qetë, numërimi është duke u zhvilluar dhe ne do t’i dimë së shpejti. Në Amerikë vota është e shenjtë, çdo votë duhet të numërohet. Faleminderit për durimin tuaj”, deklaroi Biden.
Diskutime rreth kësaj post