Jozefina Topalli do të garojë për deputete në Tiranë, pasi këtu shprehet se do të bëjë betejën e saj, por duke theksuar se nuk po lufton thjesht për një vend në parlament.
“Kjo është gjëja më e parëndësishme, por unë betejën do ta bëj në Tiranë, por edhe në çdo qytet të vendit tonë. Dua të sqaroj një gjë, që në këtë betejë nuk hyj thjesht për të marrë një karrige parlamenti, sepse mund ta kisha siguruar edhe në variantin e mëparshëm që ju thatë. Unë e kam pasur këtë karrige për vite të tëra dhe nuk më jep, nuk më shton asgjë nga ajo që kam pasur.
Unë i kam arritur të gjitha këto gjëra në jetën time politike. Beteja që po bëj nuk është për veten time. Në fakt është një sakrificë që kam ndërmarrë, por e bëj në emër të të gjithë atyre me të cilët kam punuar 20 vite rresht, edhe të atyre që ndoshta nuk i kam pasur përkrah por që janë të zhgënjyer nga të tre kryetarët në këtë moment që ne po flasim”, tha Topalli për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post