Ditëve me mot të kthjellët dhe diell nesër pritet t’u vijë fundi, pasi sinoptikanët parashikojnë një përkeqësim të kushteve atmosferike për vendin tonë.
Sipas meteorologëve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti pritet të nisë i vranët që në orët e para të ditës, shoqëruar me reshje shiu të dobëta lokale.
Nga orët e mesditës deri ato të pasdites vranësirat në zonën e qendrës dhe atë të jugut do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme në formën e shtrëngatave dhe lokalisht stuhi afatshkurtër.
Në zonën e veriut do të ketë edhe kthjellime ndërsa vranësirat duke nisur nga orët e mbrëmjes fillojnë të shpërbëhen dhe moti dotë jetë kryesisht i kthjellët.
Ditën e Premte rikthehet moti i kthjellët dhe orët me diell përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në pjesën më të madhe të territorit pasi zona e verilindjes mbetet me mot me vranësira mesatare deri të dendura.
Këto vranësira do të gjenerojnë reshje shiu të dobta dhe të izoluara në relievet e larta malore të kësaj zone.
Diskutime rreth kësaj post