Blogerja Armina Mevlani e ka pranuar gjithmonë që nuk e ka problem të blejë rroba të përdoruara. Në një intervistë sot në emisionin ‘Shqipëria live’, Armina tregoi një ndër eksperiencat e saj në tregun e rrobave të përdorura në Los Angeles.
“Kur isha në Los Angeles në një dyqan të ”Vintage” pëlqeva shumë një fustan të viteve ’50, por nuk e mora dhe kur pashë një vajzë që e mori fillova të qaja. Kur ka pasur gjëra që më kanë pëlqyer e kam blerë, nuk më ka bërë përshtypje që kanë qenë të përdorura. Ato kanë një farë vlere, mund ta kem marrë edhe për ta pasur si vepër arti”, – tha Armina.
Diskutime rreth kësaj post