Ndoshta nuk e mendon dy herë derdhjen e ujit pas zierjes së makaronave. Disa njerëz e përdorin për zierjen e perimeve, disa të tjerë për zierjen e vezëve, ndërsa të tjerë ua hedhin bimëve.
Nëse je një prej atyre njerëzve që e derdhin menjëherë ujin e makaronave, tani ka edhe një arsye më shumë për të mos e bërë këtë, sepse uji i makaronave është një kurë shumë e mirë për bukurinë.
Sasia e lartë e amidonit dhe e kripërave minerale e bën atë një ushqyes të shëndetshëm të lëkurës, por njëkohësisht edhe një zbutës dhe hidratues të skalpit. Pas zierjes së makaronave, ujin e tyre mund ta përdorësh në disa mënyra.
Maskë për fytyrën: në një filxhan kafe uji makaronash mund të shtosh pak tërshërë për të përftuar një maskë në formë scrub’i. Aplikoje në fytyrë dhe mbaje për 20 minuta.
Më pas shpëlaje me ujë të rrj edhshëm. Lëkura do të jetë më e butë dhe më e pastër. Uji të makaronave mund t’i shtosh edhe një lugë kafe mjaltë dhe të aplikosh një maskë tjetër në të njëjtën mënyrë si më sipër.
Maskë për flokët: uji i makaronave është po ashtu mjaft i mirë për skalpin. E pastron, e zbut dhe e hidraton lëkurën.
Para se t’i lash flokët me shampo, por të lagur, shpëlaji me ujin e makaronave duke e masazhuar skalpin me mollëzat e gishtave. Mbaje për disa minuta dhe pas kësaj laji flokët si zakonisht.
Zbutës për duart: edhe në rast se në ujin e makaronave ke hedhur pak vaj, kjo do t’i bëjë edhe më të buta duart. Duke shtuar edhe pak kripë, mbaji duart në ujë për disa minuta.
Pa i shpëlarë, mbaji disa minuta derisa të thahen. Më pas shpëlaji më ujë ambienti. Kripërat minerale ushqejnë lëkurën e dëmtuar apo të thatë të duarve, ndërsa vaji e zbut dhe i jep lëkurës më shumë shkëlqim.
Diskutime rreth kësaj post