Kreu i qeverisë, Edi Rama ka qenë sot në Laç, ku ka parë nga afër punimet në lagjet që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. “Qindra familje së shpejti do të rikthehen jo vetëm në apartamente më të mira, por edhe në një lagje të pakrahasueshme në çdo aspekt me lagjen e rrënuar e të harruar me dekada”, – ka deklaruar Rama.
“Laç – Aty ku qendra e qytetit po rilind shumë më e bukur dhe më e fortë se natën e tmerrshme të 26 nëntorit, kur u godit fort duke lënë jashtë pa shtëpi qindra familje, të cilat së shpejti do të rikthehen jo vetëm në apartamente më të mira, por edhe në një lagje të pakrahasueshme në çdo aspekt me lagjen e rrënuar e të harruar me dekada”, – shkruan Rama në postimin e tij.
Diskutime rreth kësaj post