Sot në Shqipëri u regjistrua numri më i lartë i të infektuarve, 381 nga 1684 testime të kryera. Tirana, kryeqyteti me numrin më të larë të popullsisë vijon të raportojë më shumë raste, ndërsa qëndron në krye të listës për raste aktive, me 4968 të infektuar aktivë.
Ndërsa qarku me më pak raste aktive është Dibra, me në total vetëm 97 të infektuar aktivë. Situata mbetet shqetësuese në qarqet si Durrësi, Fieri, Korça dhe Shkodra.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4968
Durrës 906
Fier 773
Korçë 630
Shkodër 556
Lezhë 450
Elbasan 446
Vlorë 414
Berat 292
Kukës 216
Gjirokastër 151
Dibër 97
Sipas të dhënave nga ministria e Shëndetësisë, nga shpërthimi i pandemisë deri më tani janë kryer:
Testime totale 129,822
Raste pozitive 21,904
Raste të shëruara 11,473
Raste Aktive 9,899
Humbje jete 532
Diskutime rreth kësaj post