Analisti Agron Gjekmarkaj ka komentuar deklaratën e ish-deputetes Jozefina Topalli e cila tha se: “Po nuk iku Basha, Rama nuk largohet”?!
“S’jam dakord me deklaratën e zonjës Topalli. Nuk është një momentin e duhur. Duke vënë shenjën e barazimit mes tyre, në fund shkohet tek një e mirë për kryeministrin. Uji shkon drejt mullirit të tij. Sjelljen e saj e kam konsideruar anti-historike. Do ishte më simpatike një sjellje tjetër e saj, dhe kam menduar se betejat e përbashkët që ka bërë me demokratët, të ishin një fre për zemërimin e saj.
Ajo ato vota që pretendon të marrë, duhet t’i vërë në shërbim të rrëzimit të Edi Ramës. Që të shpallë një afrim me PD-në. Edhe zoti Basha duhet të kishte bërë më shumë për bashkimin e demokratëve, me të gjitha personazhet, duke nisur nga Bamir Topi. Ka qenë pak i ngurtë në këtë drejtim. Në politik shahu dhe loja është e hapur. Shpejtësia me të cilën u krijuan disa parti, e bëjnë banale kauzën e krijimit të këtyre partive. Këto parti bëjnë dashje pa dashje lojën e kryeministrit”, tha ai për News24.
Diskutime rreth kësaj post