Presidenti amerikan, Donald Trump, u shpreh i sigurt se shanset e tij për të fituar janë të mëdha duke deklaruar se do të marrë 306 ose edhe më shumë vota elektorale.
“Ndihemi shumë mirë. Mendoj se do të korrim fitore”, tha Trump gjatë intervistës së tij të parë në emisionin Fox & Friends në televizionin Fox News.
Kandidati republikan tha se priste që të fitonte të gjitha shtetet e ashtuquajtura që do të vendosnin fituesin e zgjedhjeve përfshirë Floridan, Arizonën, Karolinën e Veriut dhe Pensilvaninë.
“Jemi duke ecur mirë kudo”.
Diskutime rreth kësaj post