Moderatorja Bieta Sulo ka treguar përmes një postimi në rrjetet sociale mënyrën më të mirë për ta nisur ditën. Një përqafim me të birin, Kroin, një foto me të dhe pastaj rikthimi në mend i çastit gjatë gjithë ditës për të kalur çdo moment të pakëndshëm.
“Në nxitimin me të cilin dita nis, përkëdhelja, përqafimi dhe fjalët e ëmbla të fëmijës janë paqja dhe energjia në të njëjtën kohë…që të mbajnë karikuar gjatë gjithë kohës në vijim. Kushtoji vëmendjen maksimale këtyre çasteve, të tjerat do të zgjidhen si me magji. P.s Orë më parë kjo foto, se s’të falni presjen ju”, ka shkruar autorja e programit të pasdites në ‘Top Channel’.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post