Një qytetar i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama rikthimin e karantinës në vend, ashtu siç po bëjnë të gjithë.
“O z.kryeministër, bëje karantinën, mbylle vendin siç po e mbyllin të gjithë! Edhe merri ato studentë që kanë dalë sot dhe do dalin prapë nesër, futi me dhunë në shtëpi se ato nuk janë studenta por rrugeçër që nuk besojnë në këtë virus që po na gjunjëzon dita-ditës”, i ka shkruar qytetari.
Rama i është përgjigjur duke u shprehur se nuk duhet të mbyllemi, por duhet të ruhemi.
“E para ne nuk duhet të mbyllemi, po të ruhemi duke zbatuar rregullat dhe e dyta, ky virus po na stërmundon, po nuk na gjunjëzon, jo.”
Diskutime rreth kësaj post