Ish-deputeti Gazmend Oketa shprehet se gara do të jetë e fortë në zgjedhjet e ardhshme. Ndërsa për mandatet e PS-së në 2017 në Durrës, ai shprehet se ato u fituan nga Niçja e Shijakut.
“Fjala fitore quhet kur merr diçka të merituar. Mandatet e 2017 të PS në Durrës rezultuan se u morën nga Niçja e Shijakut. Ato mandate janë të marra në mënyrë të padrejtë dhe përbëjnë një vepër penale dhe po presim hetimet. Besoj se do jetë një betejë e fortë në të gjithë Shqipërinë.
Është një betejë që do të jetë përtej mazhorancës dhe opozitës. Mazhoranca e ka mbushur kupën. Jam i çuditur se ku e gjejnë kurajon këta që firmosin gjithmonë PPP. Të dy forcat politike kanë të njëjtën numër anëtarësie. Ndërsa numri i votuesve është shumë herë më i madh se këto. Është dhe zona gri e cila e kalon votën sa nga njëra anë në tjetrën. Janë njerëz që nuk varen nga politike”, deklaroi ish-deputeti demokrat për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post