Me fushatën presidenciale që është futur në orët e saj të fundit, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë nisur të marrin masat në prag të zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Një gardh teli me gjemba duket se do të përforcojë sigurinë e Shtëpisë së Bardhë.
Vendim i përsëritur ky edhe nga vitet e tjera, dhe sipas mediave të huaja, vjen ndërsa zbatimi i ligjit dhe agjenci të tjera përgatiten për protesta të mundshme rreth zgjedhjeve.
Perimetrat e sigurisë përreth Shtëpisë së Bardhë tashmë janë bllokuar kryesisht për publikun këtë vit për një sërë arsyesh, nga ndërtimi në portën e Shtëpisë së Bardhë, te protestat dhe plaçkitjet që ndodhën në qendër të Uashingtonit, pas vrasjes së George Floyd në Minneapolis në maj.
Diskutime rreth kësaj post