Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shprehet i habitur nga reagimi i disa politikanëve, gazetarëve apo disa komentuesve të cilët e thonë me një entuziazëm se disa shtete të ndryshme Europiane shprehen kundër hapjes së negociatave.
Postimi i plotë:
“Të le pa tekst “gëzimi” me të cilin disa politikanë, gazetarë e komentues publikë shprehen kur shtete të ndryshme Europiane shprehen kundër hapjes së negociatave.
E kuptoj dëshirën për t’ja faturuar Ramës këtë dështim, në fakt ashtu është, por dështimi i hapjes së bisedimeve është E KEQJA e Shqipërisë. E jona të gjithëve!
Ky nuk është moment për t’u gëzuar, po për t’u hidhëruar keq madje. Është moment për të ulëritur nga shqetësimi dhe jo gëzimi!!! I duhet ulëritur shkakut (Edi Ramës) dhe jo pasojës (Reagimit negativ të Europës).
Edhe rotacioni, edhe largimi i Ramës, edhe tranzicioni i pushtetit bëhet më i sigurtë kur vendi është i ulur në tryezën e bisedimeve me BE.
Shanset për zgjedhje normale janë më të mira kur vendi gjendet në bisedime për anëtarësim me BE, sesa kështu në rënie të lirë, me kokë në Stamboll e trup në Janinë…
Kështu jashtë rrugës së BE gjërat komplikohen më shumë. Qeveria i ka hequr vizën projektit më të madh të Shqiptarëve, Shqipërinë si Europa.
Çdo gjë po bëhet Turke. Jeta, huqet, politika, shteti, dajaku, ushqimi, tregëtia, ndërtimi, madje edhe ilaçet janë TURKE. Çdo gjë…
Ndaj nuk e kuptoj gjithë këtë gëzim të madh që nuk jemi në tryezë bisedimesh me Europën!!!”, – shkruan Ylli Manjani.
Diskutime rreth kësaj post