Nesër mbahen zgjedhjet në SHBA, ku Donald Trump rikandidon përballë Joe Biden. Kjo ngjarje ka më shumë se një muaj që diskutohet edhe në politikën shqiptare.
Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka sjellë një rast konkret ku shprehet se në facebook ka shpërthyer një fushatë e çmendur e demokratëve shqiptar pro zgjedhjes për Donald Trump. Lidhur me këtë fakt të konstatuar prej tij, Spahiu ngre pyetjen: “A e dini që administrata Trump ka shpallur Non-Grata dy liderët e partisë suaj dhe kanë 4 vjet nuk i lejojnë të shkelin në Amerikë? Pse jeni kaq idiotë dhe nuk i shihni që ata të dy heshtin për zgjedhjen mes Trump-Bieden?”.
Postimi i Spahiut:
“PYETJE: Pse në facebook ka shpërthyer një fushatë e çmendur e demokratve shqiptar pro zgjedhjes për Donald Trump?
A e dini që administrata Trump ka shpallur Non-Grata dy liderët e partisë suaj dhe kanë 4 vjet nuk i lejojnë të shkelin në Amerikë?
Pse jeni kaq idiotë dhe nuk i shihni që ata të dy heshtin për zgjedhjen mes Trump-Bieden?” – shkruan Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post