Rastet me koronavirus në vendin tonë po rriten dhe sipas epidemiologëve shkak për këtë mund të jenë ambiente si baret dhe restorantet.
Shefja e Departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tha se në Komitetin Teknik të Ekspertëve diskutimet për kufizimet vijojnë.
“Do të diskutohet, shume gjëra janë diskutuar, jo për të prekur popullatën por të kufizohen ato mjedise që rrisin transmetimin e rasteve me COVD, disa lloj mjedisesh, si baret dhe restorantet apo ku pihet dhe ku ka me tepër grumbullime sidomos grumbullime të rinjsh janë vende ku kemi përhapje të virusit”.-tha Bino për Tv Klan.
Një prej vendimeve që u mor së fundmi ishte nisja e vitit të ri akademik Online nga 2 nëntori deri më 2 dhjetor, për një muaj, dhe më pas do të shpallet një tjetër vendim nëse mësimi do të vijojë online apo do të ketë kthim në auditorë.
Ndërkaq, edhe konviktet për studentët do të qëndrojnë mbyllur.
Diskutime rreth kësaj post