Pas 33 orësh nën rrënoja ekipet e shpëtim kërkimit në Izmir kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat një 77 vjeçar.
Mediat vendase bëjnë me dije se 77 vjeçari Ahmet Citim, është i gjallë këtë të dielë nga rrënojat e një banese në Turqinë perëndimore, ku kishte qëndruar për 33 orë.
I moshuari është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese në zonën e njohur “Riza Bey” në Izmir, një nga 20 vendbanimet që u shemb gjatë tërmet.
Ndërkohë autoritetet turke bëjnë me dije se si pasojë e tërmetit me magnitudë c6.6 ballë i shkallës rihter që goditi të premten bregdetin e Egjeut në Turqi si dhe ishujt grekë, kanë humbur jetën të paktën 58 persona dhe janë plagosur rreth 900 të tjerë.
Gjithashtu si pasojë e lëkundjeve të tërmetit dëme të mëdha materiale dhe dy viktima janë shënuar edhe në ishullin grek Samos.
Video:
Diskutime rreth kësaj post