Avokati Ylli Manjani ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale lidhur me mënyrën se si po menaxhohet pandemia e Covid-19 në vendin tonë. “Si ka mundësi që virusi sillet kaq korrekt politikisht?”, shkruan Manjanin duke ngritur dyshimin se si janë raportuar shifrat para dhe pas mbylljes. “Të shohim sa raste do shkojë kurba ditën e zgjedhjeve…”, shton më tej Manjani.
Postimi i Manjanit
“Si ka mundësi që virusi sillet kaq korrekt politikisht?!
Kur u mbyll vendi, kuptohet me qëllim shpëtimin e 18 000 njerëzve, kishim nga 20-40 persona të infektuar.
Për ti dhënë të drejtë qeverisë që e mbylli vendin, sapo u hap jeta numri i infeksioneve shkoi si me dorë 100. Gjatë gjithë verës numri mesatarisht ishte 110 të infektuar.
Sapo qeveria urdhëroi të vihen maska, të nesërmen numri u bë 300 të infektuar në ditë. Justifikim perfekt. Dhe ashtu vazhdon…
Të shohim sa raste do shkojë kurba ditën e zgjedhjeve…
COVID- qeveri të dyja në sinergji..”
Diskutime rreth kësaj post