Ka shkuar në 26 numri i viktimave nga tërmeti i djeshëm në Izmir, ndërkohë që vijon kërkimi në pallatet e rrëzuara.
Numri i të plagosurve nga tërmeti përllogaritet të jetë mbi 800.
Pamjet nga Izmiri pak orë pas tërmetit janë të rënda, ndërkohë një tjetër lëkundje e fortë është ndjerë gjatë mëngjesit të sotëm.
Bëhet fjalë për një lëkundje me magnitudë 5 të shkallës Rihter, e cila e pati epiqendrën 17 kilometra nga Izmiri.
Ekipet e shpëtimit kanë lokalizuar ndërkohë edhe një nënë me fëmijët e saj në njërin prej apartamenteve të shkatërruara duke ngjallur shpresat për nxjerrjen e tyre të gjallë nga rrënojat.
Diskutime rreth kësaj post