Turqia dhe Greqia u tronditën ditën e djeshme nga një tërmet i fuqishëm që la 27 të vdekur dhe qindra të plagosur dhe dëme kolosale.
Ministri i Jashtëm francez lëshon alarmin, paralajmëron qytetarët e saj në të gjithë botën për sulme të reja
Forcat e kërkim-shpëtimit në qytetin e Izmirit, janë duke luftuar me kohën për të nxjerrë sa më shumë të gjallë nga rrënojat e ndërtesave. Më shumë se 1 200 punonjës janë përfshirë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Izmir, qytetin e tretë më të madh turk.
Disa foto po qarkullojnë me shpejtësi, ku tërmeti shembi 3 katetet e para të një pallati, ku dyshohet se mund të ketë edhe persona të bllokuar. Për të mbajtur ndërtesën në këmbë, deri në momentin kur të mbyllet operacioni i kërkim shpëtimit, autoritetet kanë përdorur 3 vinça.
Lëkundjet e forta shkaktuan edhe një minicunam, që përmbyti Izmirin dhe Samosin. Sipas USGS, tërmeti që u ndje deri në Athinë e Stamboll, kishte një thellësi prej 10 kilometrash, ndonëse zyrtarët turq thanë se ishte 16 kilometra nëntokë.
Diskutime rreth kësaj post