Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Kukës në kanterin e ndërtimit të aeroportit të ri në këtë qytet. Duke iu përgjigjur kritikëve që sipas tij i shkruajnë “çfarë i do aeroportet se ne nuk kemi bukë të hamë”, Rama tha se ato janë fabrika zhvillimi, jo pista vallëzimi.
Rama u shpreh gjithashtu se pas përfundimit të aeroportit të Kukësit do të krijohen 1 mijë vende pune direkte, përveç atyre gjatë fazës së ndërtimit të tij. Ndër të tjera tha se në këtë aeroport do kryhen fluturime që nuk i ka Aeroporti i Tiranës dhe as ai i Prishtinës.
“Një ambicie shumë të madhe për ta kthyer Kukësin një pikë referimi jo vetëm për banorët e Kukësit e kuksianët që do i sjell se s’bën të votojnë për PD, 120 vota do i ketë nga unë PD këtu, se do marr ata që janë tallur më shumë në Facebook-un tim, e po i nxjerrin një nga një, por edhe për të gjithë të tjerët, qoftë për banorët në Tiranë, Gjakovë, sepse do jetë një aeroport që do sigurojë linja të cilat nuk i ka e s’do i ketë as Tirana e as Prishtina.
Do sjellë vetëm si aeroport 1 mijë vende pune direkte e mijëra vende pune të tjera që do krijohen si rrjedhojë e ndërtimit të aeroportit.
Një euro e investuar në aeroport sjell 17-23 euro të tjera si rezultati atij investimit”.
Rama ftoi qytetarët të mendojnë çfarë mund të ndodhë me rindërtimin apo projekte të tjera, nëse PS i lë në mes, duke akuzuar opozitën se “nuk bënë dot as një punë që kishin, t’i shërbenin qytetarëve në Parlament”.
“Sot aeroporti i Tiranës është një monopol dhe shteti s’mund të vërë kushte, as për shitësit e zarzavateve, është konkurrenca që e ekuilibron çmimi. Imagjinojeni tani që PS, shumica jonë ta ndërpresë mandatin, se çfarë ndodh me ata që duan të kthehen? Për fat të mirë i njohim, i kemi parë në punë, të gjithë janë provuar, e kanë pasur mundësinë ti bëjnë punët që kanë premtuar e fatkeqësisht janë të pakualifikuar. Imagjinoni ca ndodh nëse u mbetet atyre në dorë puna për rindërtimin”, u shpreh Rama.
Diskutime rreth kësaj post