Avokati Spartak Ngjela ka komentuar në Spotlight deklaratën e Lulzim Bashës mbi partitë e reja. Basha deklaroi se partitë e reja nuk janë të lindura nga PD, por janë parti të Edi Ramës.
Ngjela tha se sot nuk ka ide dhe luftë idesh por luftë personash. Ai shton se këto lëvizje të reja nuk i sheh në zgjedhjet e 2021-it. Me këtë Ngjela ka lënë të nënkuptohet se Jozefina Topalli, Myslim Murrizi, Astrit Patozi dhe Rudina Hajdari nuk do të hyjnë në zgjedhje.
Ngjela: Unë nuk mund të bie në këtë nivel.
Alban Dudushi: Në nivelin e kujt?
Spartak Ngjela: Është niveli i Bashës
Alban Dudushi: I lartë apo I ulët?
Spartak Ngjela: Politika ka rregulla. Çdo njeri ka të drejtë të krijojë parti ose lëvizje në funksion të pushtetit. Ç’do të thotë e ka krijuar Rama? Merr vota apo s’merr vota? Keto janë psikoza të vjetra të mendimit të partisë së punës.
Alban Dudushi: Por, ata ,mund të marrin dhe aq vota sa prishin punë, pa bërë asgjë..
Spartak Ngjela: Historia politike e Shqipërisë në këto 30 vjet duket sikur po filtrohet. Nuk më hynë në sy fare mua lëvizjet. Unë dua të shoh një dritë. Kanë ide? Bindin njerëzit? Kjo është e gjitha!
Pyetja bëhet.. po Basha ka ide? –Fare. Nuk ka hapësirën e primarit.
Alban Dudushi: Pra, gjithë spektri i djathtë qenka pa ide po thua?
Spartak Ngjela: Ke parë ti ndonjë ide? Këtu ka vetëm luftë personash. Absolutisht nuk ka luftë idesh. Kush je ti.. kush jam unë? Ky nuk është një drejtim, por meqë më pyetët po ju them që unë kam tjetër optikë në pritje. Nuk i shoh këta që të jenë në zgjedhjet e 2021-it. Në qoftë se reforma anti-korrupsion do vazhdojë, këta nuk do jenë!
Diskutime rreth kësaj post