Inxhinierja e njohur, Luljeta Bozo ka komentuar tërmetin e ndodhur sot në Turqi. Ajo e lidh me një faktor zinxhir efektesh nën tokë dhe u shoreh se nuk ka vend për panik në vendin tonë.
“Është një fenomen periodik që ndodh për shkak të reaksioneve të mëdha që çlirojnë energji në brendësi të rruzullit tonë tokësor dhe që gjejnë momentin për t’u çliruar në periudha të caktuara kohore.Ka 5 vjet që ka filluar të çlirohet kjo energji, që nga jugu i Italisë dhe Spanjë pastaj ka vazhduar në Greqi, erdhi këtu në Shqipëri që morëm goditjen në shtator dhe nëntor, dhe tani vazhdon poshtë në Turqi, aty ku është kufiri ndarës mes pllakës afrikane dhe pllakës euro-aziatike”, tha Bozo për Euronews Albania.
Profesoresha theksoi se, qytetarët e vendit tonë nuk duhet të tremben, duke thënë se tërmeti është fenomen gjeofizik dhe jo virus.
“Frikë nuk duhet të kenë njerëzit pasi panë këtë ngjarje dhe tërmetin 2.8 magnitudë që kanë parë në vendin tonë. Krijohet ky paniku që meqë ra në Turqi mund të bjerë dhe këtu. Nuk është si COVID-19 që përhapet. Nuk është virus është fenomen fizik i cili ka kohën e vet”, tha ajo.
Inxhinierja duke iu referuar studimeve bërë dhe një parashikim të përafërt se, kur Shqipëria është e rrezikuar nga një tjetër tërmet i fortë si ai i viti të kaluar.
“Nga studimi i kryer pas tërmetit të 1979 në Mal të Zi, 6.9 magnitudë u bë një studim mund të përsëritet në një periudhë kohore 35-40 vjet dhe faktikisht vajti 40 vjet fiks. Kjo do të thotë se një tërmet tjetër si ky i nëntorit do të kemi pas 35-40 vjetësh me afërsi”, tha ajo.
Bozo me tej shtoi se “njerëzit duhet të jenë të përgatitur për dy gjëra, e para jemi zonë sizmike dhe do të kemi gjithmonë tërmet, jo kaq të fuqishme sepse që të çlirohet kjo energji do një periudhë kohore që të akumulohet. E dyta, ka shumë rëndësi që të dimë ku të ndërtojmë dhe si të ndërtojmë. Tërmetin nuk e kemi në dorë, ndërtimet po”.
Ajo vlerësoi organizimin e ekipeve të kërkim shpëtimit në Turqi pasi në më pak se, 7 orë kanë arritur që të nxjerrin nga rrënojat rreth 500 persona të shpëtuar.
Diskutime rreth kësaj post