Të paktën 12 persona humbën jetën dhe 419 të tjerë u plagosën si pasojë e tërmetit 6,6 ballë që ka goditur ujërat e Seferihisar të qytetit Izmir të Turqisë, njoftoi Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).
AFAD njoftoi se tërmeti ndodhi në ora 14:51 sipas kohës lokale në një thellësi prej 16,54 kilometrash.
Nga agjencia gjithashtu njoftuan se pas tërmetit u regjistruan të paktën 84 tronditje më të vogla pasuese, 16 prej të cilave ishtin mbi 4,0 ballë.Aktivitetet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë rreth 17 ndërtesave të shkatërruara dhe të dëmtuara në qytetin që ka rreth 4,37 milionë banorë dhe që është qyteti i tretë më i madh i Turqisë për nga popullsia.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post