Ambasada shqiptare në Turqi ka reaguar në lidhje me tërmetin e fuqishëm që goditi sot Turqinë perëndimore, pranë zonës së Izmirit. Ambasada u ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë të gjendur në zonë të transferohen në një zonë të sigurt.
“Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë perëndimore,pranë zonës së Izmirit. Ambasada shqiptare në Ankara i bën thirrje shtetasve shqiptarë të gjendur në zonë të transferohen në një zonë të sigurt dhe ka vendosur në dispozicion numrin e telefonit +90 5495611985 për rast emergjence”, thuhet në deklaratën e Ambasadës shqiptare në Turqi.
Tërmeti me magnitudë 7 të shkallës Rihter që goditi Turqinë e Greqinë ka marrë jetën e 4 personave ndërkohë që raportohet se janë plagosur 120 persona. Këtë e bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë i Turqisë Fahrettin Koca në Twitter.
Autoritetet turke i bëjnë thirrje qytetarëve që të përpiqen që herë pas herë të mos bëhen pengesë dhe të bëjnë thirrje për për zbllokim trafiku për të ardhë në ndihmë personave që ndodhen nën rrënoja.
Ministria e Infrastrukturës në Turqi reagoi duke thënë se ka ende shumë njerëz nën rrënojat e ndërtesave. Sipas informacioneve nga Instituti Gjeodinamik, tërmeti që zgjati 45 sekonda ishte me magnitudë 6.6 Rihter me një epiqendër 19 kilometra në veriperëndim të ishullit Dode Dodekanezë, ndërsa thellësia e tij ka qenë 10 km.
Diskutime rreth kësaj post