Banorët në Izmir kanë dalë nga ndërtesat të panikosur për shkak të tronditjes së fortë që shkaktoi tërmeti që goditi detin Egje mesditën e sotme. Ata janë përqafuar me të afërmit e tyre të përlotur.
Ministrja e Mbrojtjes ka deklaruar se është ngritur grupi për përballimin e krizës. Në zonën e Izmirit kanë shkuar tre avionë që kanë çuar mallra dhe ekipe që do të ndihmojnë për nxjerrjen e atyre që kanë mbetur të bllokuar nga ndërtesa.
Deri më tani raportohet për të paktën 4 viktima dhe 120 të plagosur të cilët janë nxjerrë nga ndërtesat.
Diskutime rreth kësaj post