Deputeti opozitar Myslim Murrizi ka thënë se në zgjedhjet e 2021, nëse merr 1 ose më shumë mandate, nuk do të bashkohet me PS.
Ai tha se do jetë në opozitë, por mund të bashkohet dhe me PD nëse partia i heq figurat që për Murrizin janë të korruptuar, mashtrues dhe hileqarë, që nuk e duan të mirën e Shqipërisë.
“S’kam qejf të qeveris me komunistët. Jam anti qeveri. Do të rri në opozitë siç kam qenë 30 vite. Nëse PD nuk ka më nga këta vetull rruajturit, nëse nuk ka deputetë që ja kanë shit shpirtin…do jem me PD. Gjithë ata që do kandidojnë në zgjedhjet e 2021 duhet të marrin atë letër”. – tha Murrizi.
Diskutime rreth kësaj post