Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka ironizuar sërish kryetarin e PD-së Lulzim Basha, të cilit i thotë të mos shqetësohet, se asnjë parti e re nuk do t’ja zërë vendin në “prehërin e kryeministrit Edi Rama”.
Ai i thotë Bashës të rrijë i qetë dhe të vazhdojë të marrë paratë e Ramës dhe oligarkëve.
“Basha dhe servilët e tij nuk ka pse shqetësohen nga asnjë parti e djathtë ekzistuese apo e re që do hyjë në zgjedhje jashtë koalicionit të tij! Nuk ka ndërmend askush t’i zërë vendin në “prehërin e Ramës”!
Të vazhdojë të marrë paratë e Ramës dhe oligarkëve i qetë! Por në 26 prill të ulet me Edin e tij të dashur e të bëjnë qeveri të përbashkët nëse ka këllqe!”, shkruan ai në rrjetet sociale.
Diskutime rreth kësaj post