Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar i shqetësuar pas krijimit të disa partive të reja djathtas, duke i përçarë kështu përfundimisht demokratë dhe rrezikuar bindshëm performancën e tyre në zgjedhjet e 25 prilli.
Mirëpo Maliqi befason teksa shkruan se politikani që fshihet pas krijimit të partive të reja djathtas është kryeministri Edi Rama, i cili po synon sipas tij të minojë opozitën.
Maliqi teksa e lëshon gojën keq shkruan se PS do të humbasë në zgjedhjet e 25 prillit pavarësisht tentativave dhe mbledhjeve të shtabeve elektorale.
Postimi i plotë:
“LAJMI FUNDIT: Ramziu është në negociata edhe me Ver Llapën që ky i fundit të krijojë një parti djathtas…
Të dashur miq!
Thuajse çdo ditë po shohim në media krijimin e një partie të re, me qasje opozitare.
Dhe nuk ka njeri në këtë vend të besojë të kundërtën e faktit se; ‘këto lëvizje janë të gjitha të sponsorizuara ‘underground’ vetëm nga Kryemafiozi që kemi për Kryeministër’.
O aktor i pështirë e i dalë boje, o i pabesë, o hajdut i sofistikuar… të gjitha këto lëvizje tregojnë panikun e humbjes së thellë që të pret më 25 Prill.
Por duhet të kuptosh diçka o Kryemafioz-Kryeministër,që garën e ke me shqiptarët, ata do të ta japin dënimin që meriton, jo partitë… që janë bërë si farmacitë dhe parukieritë në Tiranë… çdo 10 metra…
Fute në kokën tënde të kriminalizuar dhe korruptuar këtë fjali: ‘Ndëshkimi yt do të jetë aq i madh, saqë edhe 100 parti të tjera nga A te ZH-ja të krijosh e sponsorizosh brenda të djathtës, 100-fish më shumë do humbasësh.
Përtej altarnativës shpresëdhënëse që ofron Opozita e Bashkuar, ti o Kryemafioz do humbasësh thellë, sepse bilanci yt është: Babëzia për pushtet, lakmia për pasuri, epshi për qejf dhe imoralitet, mosmirënjohja, bashkëpunimi me oligarkët, me krimin, makutëria, tradhtia ndaj Kombit, etj etj, sepse ke bërë aq shumë krime në këtë vend, saqë humnerës së 25 Prillit, nuk i shpëton dot, prandaj mos u lodh kot.
25 Prilli do të jetë dita e çlirimit të dytë për të gjithë shqiptarët, sepse ‘gjermani i fundit’ do kapet rob në bunkerin e Surrelit…
… Dhe 26 Prilli, do të jetë ditë historike për të gjithë socialistët e demokratët, dita e lirisë, demokracisë dhe të ardhmes së sigurt në BE.
P.S Vazhdo mblidhi shtabet elektorale përditë sepse keni filluar me skëmat e vjedhjes së votave që tani… me kërcënime e presione në administratë… me grabitje të kartave të identitetit… MJERIM RILINDAS!
Por…këtë herë… as vjedhja e as miliardat e krimit dhe drogës nuk ta sjellin dot fitoren o Kryemafioz!” – shkruan Maliqi.
Diskutime rreth kësaj post