Pak dite me pare moderatorja, Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e dha partneri i moderatores, regjisori i njohur Eduart Grishaj me një foto ku shfaqej me vogëlushin e sapoardhur në jetë. Arbana dhe Eduarti i kanë vendosur djalit emrin e veçantë, Diell.
Diten e sotme moderatorja ka treguar se Eduarti e ka surprizuar me nje dhurate pas lindjes se Dielit. Ne pamjet e publikuara shihet nje varese me emrat e dy femijeve, Jon dhe Diell.
Kujtojme qe Dielli u mirëprit në shtëpi me një atmosferë madhështore. Ambienti i shtëpisë ishte zbukuruar me tollumbaca, arusha dhe në qendër shkruhej “Mirëseerdhe bebi Diell”.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post