Presidenti i Turqisë, Recep Erdogan, ofendoi Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, të shtunën duke vlerësuar se i duhet kontroll tek psikologu për trajtimin që po ju bën myslimanëve sipas Erdgogan.
“Cili është problemi i Macronit me Islamin dhe myslimanët? Ai ka nevojë për trajtim të shëndetit mendor”, tha Erdogan në kongresin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në provincën qendrore të Kajserit.
“Çfarë mund të thuhet për një president shteti që trajton miliona anëtarë të komuniteteve të ndryshme fetare në këtë mënyrë: së pari, shko në kontroll për shëndet mendor,” tha Erdogan në një fjalim.
Erdogan dhe Macron nuk kanë marrëdhënie të mira këtë vit, që nga kriza në Libi dhe mospajtimi në lindje të detit Mesdhe mes Turqisë, Greqisë dhe Qipros.
Një incident detar mes lu*ftanijeve të Turqisë dhe një lu*ftanije franceze në Mesdhe i kishte eskaluar mosmarrëveshjet mes aleatëve të NATO’s.
Presidenti francez Macron kishte njoftuar për reforma ligjore në ndarjen mes shtetit dhe religjionit që shihen nga Erdogan se kanë cak represionin ndaj komuniteteve myslimane. Macron i sheh si nevojë e ndalimit të përhapjes së fanatizmit islamik.
Diskutime rreth kësaj post