Gazetari Artan Hoxha teksa ka sjellë në kujtesë ekzekutimin e ekstremistit grek Kostandin Kacifas 2 vite më parë në Bularat të Gjirokastër, ngre alarmin për pretendimet e Greqisë ndaj Shqipërisë.
Hoxha shkruan se ekstremistët shovinistë grekë po pretendojnë t’i shkëpusin Shqipërisë gati 30% të territorit të saj, me synimin se është tokë greke dhe shteti jonë nuk reagon.
Postimi i plotë:
“28 tetor 2018….
Bularat, ne jug te SHQIPERISE…
Duke rremuar ne arkive…
E keni harruar?!!!
Ekstremistet shoviniste greke, qe pretendojne ti shkepusin Republikes se Shqiperise, gati 30% te territorit te saj, me pretendimin se eshte toke greke, po tentojne serish per ta kthyer diten e vrasjes se Kacifas, ne nje date solemne peligrinazhi dhe antishqiptarizmi….
Shqiptare, jeni vigjilente!!!
Asgje nuk ka ndryshuar.
Ata qe duan te na coptojne dhe te na fshijne nga harta e botes, jane po aty.
Me te etur se kurre, per te na e erresuar driten e diellit qe na takon…
Shteti yne, presidenti yne, kryeministri yne, qeveria jone, politika jone, autoritetet tona, per turpin e tyre, nuk guxojne edhe pas dy vitesh, t’ia plasin ne fytyre te verteten e asaj dite, gjithe kokave te nxehta ne vendin fqinj…
Me poshte:
video e plote, me pamjen bruto, ku shfaqet “heroi” i rreme i pseudonacionalizmit vorio-epiriot, Konstandinos Kacifas, i veshur me uniformen e forcave speciale greke, duke hapur zjarr me nje kallashnikov te modifikuar me optike speciale, mbi policine shqiptare qe ka shkuar ne Bularat, pasi eshte njoftuar nga banoret e fshatit…
Nese kete video, nuk do ta publikoja, menjehere pas shkembimit te zjarrit, qe zgjati 4 ore mes forcat speciale RENEA dhe ekstremistit grek, per te deshmuar te verteten para gjithe botes, Greqia, sot do te kishte nje memorial te ri, per nje “hero-martir” te rreme….”
Video:
Diskutime rreth kësaj post