Danimarka regjistroi sot një rekord prej 760 raste të reja ditore të COVID-19, ndërsa qeveria planifikon të forcojë kufizimet për të frenuar përhapjen e virusit.
“Mund të na duhen kufizime të reja dhe presim që ato të vijnë në një të ardhme të afërt”, tha kryeministrja Mette Frederiksen.
Ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke, theksoi se edhe pse kurba e infektimeve nuk ndryshon brenda dy apo tri ditëve, qeveria ka në plan të forcojë dhe aplikojë kufizime të reja, duke mos përjashtuar masa apo rregulla më të rrepta.
Diskutime rreth kësaj post