Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Ronela Hajati ka qenë e ftuar në emisionin “Syri keq”. Ajo tregoi gjatë intervistës se e ëma nuk i ka folur për 6 muaj, për shkak të performancës së saj në Kënga Magjike.
Gjithashtu, ajo tha se pas 10 vitesh e sheh veten me familje, drejtoreshë ose dhe avokate.
“Mund ta shoh veten në gjithçka, por vetëm të kem shëndet në rradhë të parë” – u shpreh Ronela.
Ndërsa, fliste duke i dhënë makinës me moderatorin Kelvin Kadilli, Ronela u ndalua nga policia e shtetit.
Ajo dëgjohet teksa i thotë policisë: “A mund ta mbaroj këtë intervistën se jemi LIVE, do iki direkt”. Ndërsa Kelvi i thotë me shaka “bëji të fala nga “Syri i keq”.
Për më tepër, ndiqni videon.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post